Site icon Telegrafi

Vihen në siklet nga prezenca e Sabianit në BBVA, Kristi dhe Keisi komunikojnë me shenja

Këngëtari i njohur, Sabiani, u rifut sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai hyri të shtunën (4 mars) dhe duket se kishte një qëllim pasi vajza e tij, Keisi Medini, ndodhet brenda dhe se nuk i kanë pëlqyer disa situata që ndodhën.

Sabiani siç ka deklaruar nuk është dakord me lidhjen e të bijës me banorin Krist Aliaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërsa çifti po vihen në siklet në prani të tij, ata kanë zgjedhur mënyra të tjera për të komunikuar.

Lexo po ashtu Sabiani rifutet në shtëpi dhe bëhet sërish konkurrent i Big Brother VIP Albania

Ditën e sotme (e hënë) kanë qenë duke qëndruar në oborr dhe është parë se të njëjtit kanë komunikuar me shenja.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo mbase kanë një respekt për Sabianin dhe Kristi nuk do që të dalë keq para tij.

Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se nëse eliminohet të martën (7 mars) Kristi, do të largohet edhe ajo bashkë me të atin. /Telegrafi/

Exit mobile version