Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka vjedhur bizhuteri dhe sende të ndryshme me vlerë në banesa të ndryshme në kryeqytet.
Sipas policisë, 39-vjeçari nga Laknasi rezulton të jetë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e një shtetasi.
Policia njofton se ka sekuestruar 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas.
Në këtë operacion u procedua penalisht edhe pronarja e argjendarisë në Kamëz, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura. /Telegrafi/