Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sfeqël, të Podujevës, njofton policia.
Sipas policisë, një person kishte raportuar se në garazhin e tij, dikush i kishte vjedhur veturën e tipit Mercedes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur nga garazhi i tij i kanë vjedhur veturën e tipit Mercedes pa targa, rasti në procedurë hetimore”, bëri të ditur policia./Telegrafi/