Telegrafi

Vidhen stoli ari në vlerë rreth 7 mijë euro dhe një pushkë gjuetie në Lipjan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e diel në Lipjan.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në një shtëpi duke vjedhur pushkë gjuetie, municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7 mijë euro.

“Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/