Telegrafi

Vidhen 200 kilogramë kabllo elektrike në Termocentralin Kosova A – arrestohet një i dyshuar, tjetri në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se 200 kilogramë kabllo elektrike janë vjedhur të dielën në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

Në njoftim bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

“TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/