Site icon Telegrafi

Videot e reja dramatike tregojnë tanket ruse duke u hedhur në erë në Ukrainë

Videot e reja dramatike tregojnë një kolonë tankesh ruse duke u hedhur në erë para syve të shoferëve të veturave në Ukrainë.

Brigada e 54-të e mekanizuar e Ukrainës, me bazë në rajonin e Donbasit, ndau pamjet e një toge që po shkatërrohej – duke e shoqëruar videon me muzikë optimiste dhe patriotike.

Lexo po ashtu Ushtria ruse humbi të gjithë batalionin në përpjekje për të kaluar urën në Luhansk

Videoja tregon linjën e tankeve të forcave ruse – të cilët njësia i quajti “turistët” – të drejtuar përgjatë një rruge të paidentifikuar.

Disa nga automjetet ushtarake më pas pësojnë goditje të drejtpërdrejta, duke shpërthyer në flakë, raporton nypost.

Në një video tjetër tregojnë një reporter dhe kameraman duke udhëtuar me veturë nëpër rrugët e qytetit teksa shkonin për t’i intervistuar mbrojtësit në fabrikën e çelikut Azovstal.

Phoenix TV në Kinë tha se shpërthimi ndodhi të premten e kaluar, ku ishin goditur një nga dy tanket ruse përpara syve të gazetarit – i cili tha se u shpëtua vetëm pasi një ushtar i kishte thënë më parë të ngadalësonte shpejtësinë e veturës.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës pretendoi se kishte shkatërruar rreth 1200 tanke dhe 2873 automjete të tjera të blinduara, si dhe më shumë se 2000 automjete të ndryshme ushtarake dhe gati 200 aeroplanë.

Forcat e armatosura pretenduan gjithashtu se kishin vrarë të paktën 26,650 trupa pushtuese. /Telegrafi/

Exit mobile version