Pas disa viteve përpjekje, më në fund këngëtarja Bleona Qereti do të hedhë një hap të madh për t’u prezantuar si këngëtare ndërkombëtare.
Këngëtarja ka paralajmëruar se projekti i saj i ri me të cilin synon tregun amerikan tashmë është gati, transmeton Telegrafi.
“Take you over” titullohet kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip.
Kompania prestigjioze, Vevo, e cila do të bëjë publikimin e projektit, ka vendosur datën 21 shtator për të prezantuar artisten e re. /Telegrafi/