Telegrafi

Videoja që pretendohet se shfaq momentin e shpërthimit të urës në Krime

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur një dron kamikaz godet urën e Krimesë, që lidhur gadishullin e Krimesë me Rusinë – duke bërë që të ngritet në qiell një top i zjarrtë.

Autoritet ruse akuzojnë Kievin se ka kryer sulmin pa pasur as edhe një dëshmi të vetme, kurse ukrainasit deri më tani kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm.

Videoja shfaq shpërthimin e fuqishëm, dhe topin e zjarrtë që ngritet në qiell. Nga ky sulm raportohet të kenë humbur jetën dy persona.

Lexo po ashtu Po kalonte rrugës në një zonë malore, çeçenët që luftojnë për ukrainasit i organizojnë pritë kamionit të rusëve – e godasin me breshri plumbash

Pamjet amatore shfaqin urën e dëmtuar në një pjesë të caktuar, kurse është një prej urave më të rëndësishme për ushtrinë ruse, përmes të cilës kalojnë kamionët për t’i furnizuar me armë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo urë të jetë cak i sulmeve, pasi në tetor të vitit të kaluar u hodh në erë një pjesë e saj.

Ndërkaq nga inteligjenca ukrainase kanë bërë të ditur se shpërthimi është vepër e Kremlinit, me qëllim që më vonë të akuzojë ukrainasit për sulmin. /Telegrafi/