Telegrafi

Videoja që po bën bujë në rrjetet sociale, mjetet e blinduara ruse qëllojnë në qendër të qytetit të okupuar të Khersonit

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e të shtënave në qendër të qytetit ukrainas Kherson, ku ky rajon në jug të vendit është akoma nën okupimin rus.

Të shtënat në qendër të Khersonit ndodhën në orët e vona të shtunës, kurse Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për provokim të situatës që solli këto të shtëna, transmeton Telegrafi.

Në video shihen mjetet e blinduara ruse, nga të cilat ushtarët hapin zjarri, por që nuk dihet mbi kënd qëllojnë.

E ushtria ukrainase, kujtojnë që ka filluar kundërofensivën në rajonin e Khersonit, që mori nën kontroll në javët e para të pushtimit.

Mediat proruse mbrëmë kanë transmetuar videon që tregon shkëmbimin e zjarrit, në afërsi të dy mjeteve të blinduara në Kherson.

Administrata e atjeshme proruse, ka raportuar se kinse forcat ruse kanë shkatërruar një grup të sulmuesve duke mos specifikuar se për kënd bëhej fjalë.

“Në qendër të Khersonit ka ardhur deri një konflikt i armatosur mes patrullave ruse dhe personave të paidentifikuar”, raportojnë autoritetet proruse në Telegram. /Telegrafi/