Telegrafi

Videoja komike e Dafina Zeqirit lidhur me vetizolimin

(Foto: Screenshot/Tik Tok/Instagram/dafina.zeqiri)

Në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë shohim video interesante, përmes të cilave autorët tërheqin vëmendjen e përdoruesve.

Tik Tok është rrjeti social i shpërndarjes së videove, ku përmes muzikës, vallëzimeve apo gjesteve të ndryshme, përdoruesit ia arrijnë qëllimit që të sigurojnë shikueshmëri të madhe.

Në këtë aspekt nuk bëjnë përjashtim as të famshmit. Ndërsa një video të tillë së fundmi e ka realizuar Dafina Zeqiri.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri: Ky është një përjetim që s'do ta harrojmë kurrë

Këngëtarja, e cila ka bërë një krahasim të periudhës para dhe pas vetizolimit, i ka ndërruar vendet me komikun Miran Ramadani.

Videon interesante, Dafina e ka shpërndarë edhe në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.4 milion ndjekës. /Telegrafi/