Telegrafi

Videoja e prokurorit të Torinos që ndez më tej zemërimin: E pamundur aq sa Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

(Foto: Twitter/Screenshot)

Është publikuar një video e re, në të cilën shfaqet prokurori publik i Torinos, Ciro Santoriello, duke bërë një tjetër koment nënçmues për Juventusin.

Santoriello kryesoi titujt mediatik të hënën, pasi një video u postua në internet ku shfaqej duke e shprehur urrejtjen e tij për Juventusin dhe duke mbështetur rivalin e tyre, Napoli.

Duke qenë se nuk ishte një shprehje e urrejtjes si tifoz, porse thoshte: “Si prokuror, jam anti-juventin”, deklarata ngjalli menjëherë polemika, pasi ai është edhe kryeprokurori në hetimin e Prisma, i cili po shqyrton praktikat financiare të Bianconerëve gjatë viteve të fundit.

Në videon e re të përhapur sot (e martë) në mediat sociale, Santoriello shihet duke bërë shaka: “Absolutisht e pamundur, po aq sa Juventusi që e fiton Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu “E urrej Juventusin” – tifozët e Zonjës së Vjetër janë tërbuar me deklaratën e prokurorit të Torinos që qoi klubin e tyre drejt dënimit

Në ndërkohë, në mediat italiane kanë nisur të dalin spekulime se prokurori i Torinos nuk do të marrë pjesë në seancën preliminare gjyqësore më 27 mars, në mënyrë që të shmanget çfarëdo turpërimi për prokurorinë. /Telegrafi/