Prokuroria e Fierit ka proceduar dy prindërit e një djali 2-vjeçar, për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), banues në Lushnje, kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i Kodi Penal.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i Kodit Penal. /Telegrafi/