Lionel Messi duket se nuk po e përjeton lehtë largimin e shokut të skuadrës, Neymarit.
Superylli brazilian është në prag të nënshkrimit me PSG-në për një shumë rekorde.
Dhe, Messi tashmë është pajtuar me realitetin dhe ka përshëndetur Neymarin me një postim në Instagram, i cili është tejet emocionues.
“Ishte kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im Neymar jr. Të uroj fat në fazën e re të jetës. Shihemi, të dua shumë”, u shpreh Messi në postimin në fjalë.
Lionel Messi dhe Neymar përgjatë dy viteve fituan shumë trofe së bashku dhe formuan së bashku trinomin e famshmë, Messi – Suarez – Neymar. /Telegrafi/