Arturo Vidal pritet të udhëtojë sonte (e hënë) drejt Italisë, në mënyrë që të martën t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Interi.
Kiliani ka qenë në bisedime me Barcelonën për ndërprerjen e kontratës, e cila është valide deri në verën e vitit 2021.
Dhe sipas RAC1, detajet janë finalizuar dhe mesfushori është i lirë që të arrijë marrëveshje me Nerazzurrët.
Në bazë të këtyre njoftimeve, pasi t’i kryejë testet mjekësore, Vidal të martën do ta nënshkruajë edhe kontratën me zikaltrit.
Edhe Mundo Deportivo ka raportuar se ai mund të mungojë në stërvitjet e Barcelonës ose vetëm do të paraqitet për t’u përshëndetur me bashkëlojtarët dhe pastaj do të udhëtojë drejt Milanos. /Telegrafi/