Telegrafi

Vidal i shpëton ndëshkimit nga Interi për reagimin e tij pas zëvendësimit ndaj Juves

(Foto: Screenshot/Twitter/SportsbookBTC)

Arturo Vidal nuk do të dënohet nga Interi për mënyrën si reagoi kur u zëvendësua në ndeshjen e të martës kundër Juventusit.

Kiliani nuk ishte i kënaqur me vendimin e Antonio Contes për ta zëvendësuar me Christian Eriksenin në minutën e 73-të.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjendja fizike e mesfushorit e pengon që të kontribuojë me maksimumin e tij pas minutës së 60-të dhe për këtë arsye trajneri është detyruar ta zëvendësojë.

E njëjta gazetë ka njoftuar se 33-vjeçari nuk do të dënohet nga klubi për reagimin e tij.

Lexo po ashtu Përplasja e ashpër e Vidalit me Conten në Kupën e Italisë: 22-shi del gjithmonë

Ndryshe, Vidal ka luajtur në 25 ndeshje konkurruese prej se u transferua nga Barcelona në verën e kaluar. /Telegrafi/