Arturo Vidal nuk do të dënohet nga Interi për mënyrën si reagoi kur u zëvendësua në ndeshjen e të martës kundër Juventusit.
Kiliani nuk ishte i kënaqur me vendimin e Antonio Contes për ta zëvendësuar me Christian Eriksenin në minutën e 73-të.
Sipas La Gazzetta dello Sport, gjendja fizike e mesfushorit e pengon që të kontribuojë me maksimumin e tij pas minutës së 60-të dhe për këtë arsye trajneri është detyruar ta zëvendësojë.
https://www.youtube.com/watch?v=e3GwOiPF-s8
E njëjta gazetë ka njoftuar se 33-vjeçari nuk do të dënohet nga klubi për reagimin e tij.
Ndryshe, Vidal ka luajtur në 25 ndeshje konkurruese prej se u transferua nga Barcelona në verën e kaluar. /Telegrafi/