Telegrafi

Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona dhe gëzon Interin

Arturo Vidal. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kilian ka dhënë një deklaratë befasuese ku ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Camp Nou.

Ish-anëtari i Juventusit, Leverkusenit e Bayernit po shkëlqen këtë edicion me katalunasit, por Antonio Conte vazhdon ta kërkojë me çdo kusht te Interi.

Barcelona e refuzoi ofertën e Interit në verë, por Neroazzurët do të provojnë edhe në janar për ta transferuar kilianin.

Arturo Vidal. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Vidal së fundmi ka dhënë një deklaratë ku ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Barca nëse ndihet i parëndësishëm gjatë muajit dhjetor.

“Nëse në dhjetor e shoh se po bëhem i parëndësishëm këtu, atëherë mund të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër”, ka deklaruar Vidal.

Kjo deklaratë e tij sigurisht ka gëzuar Antonio Conten dhe Interin për të cilët Vidal është prioriteti kryesor për repartin e mesfushës. /Telegrafi/