Site icon Telegrafi

Vidal nuk ka të drejtë të vozisë në dy vitet e ardhshme

Futbollistit kilian, Arturo Vidal, i është dhënë dënimi për aksidentin e shkaktuar në kohën sa ishte në Kili për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Juventusit nuk do të ketë të drejtë të vozisë dy vjet, pasi kishte vozitur makinën nën ndikim të alkoolit pas një nate në kazino, transmeton koha.net.

Askush nuk ishte lënduar në aksident, andaj Vidal u dënua me vetëm dy vjet mosvozitje dhe nuk do të përballet me akuzë për burgim.

Lojtari një ditë pas aksidentit kishte kërkuar falje publikisht pasi kishte ofenduar dy policë që ishin në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version