Telegrafi

Vidal ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur, dua të vazhdoj te Barcelona

​​Arturo Vidal ka thyer heshtjen duke pretenduar se është i lumtur dhe rehat në Kataluni, ndërsa shtoi se dëshiron të vazhdoj te Barcelona.

Mesfushori qendror kilian është lidhur me një transferim në Serie A në afatin e dimrit, por edhe tani për një transferim në verë.

Interi dhe Juventusi janë përmendur si destinacione të mundshme për kilinian, por si duket Vidal ka krejtësisht diçka tjetër në mendje.

Lexo po ashtu Conte e bën prioritet transferimin e anëtarit të Barcelonës

Megjithë lidhjet e forta me Antonio Conten dhe zërat për një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e tij, lojtari ka pranuar se ai do të preferonte të qëndronte në Spanjë.

“Jam shumë e lumtur dhe rehat në Barcelona, ​​padyshim se dua të vazhdoj këtu”, ka thënë fillimisht Vidal gjatë një lidhje në Instagram.

Lexo po ashtu Marchisio: Vidal do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit

“Tani, unë jam më i përgatitur se kurrë më parë”.

“Jam i lumtur, ka një grup i shkëlqyeshëm dhe kam shumë miq në dhomën e zhveshjes”, përfundoi kiliani. /Telegrafi/