Site icon Telegrafi

Vidal denoncon “grabitjet” që pësoi nga Real Madridi në karrierën e tij, tregon më të mirin mes Busquets dhe Casemiro

Ish-futbollisti i Barcelonës, Arturo Vidal, i cili aktualisht luan për Athletico Paranaense ka thënë gjatë një diskutimi në platformën Tëitch se gjatë karrierës së tij ai pësoi “disa grabitje” kundër Real Madridit.

Mesfushori 36-vjeçar kilian u ankua për transmetuesin ‘La Cobra’ veçanërisht për dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që luajti me Bayern Munich kundër Real Madridit.

Sipas Vidal, në ato dy ndeshje, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga pozitat jashtë loje dhe Casemiro nuk ishte përjashtuar.

“Në stadiumin e tyre ishte një ndeshje e tmerrshme. E para ishte shumë e çuditshme… ne mund të kishim fituar dy Liga të Kampionëve”, ka thënë fillimisht Vidal.

‘La Cobra’ e pyeti drejtpërdrejt nëse mendon se “ka një gjykim të njëanshëm në favor të Real Madridit në Ligën e Kampionëve” dhe përgjigja e Arturo Vidal ishte e qartë: “Ka shumë presion. Unë, nga ajo që kam përjetuar, po”.

Vidal preferon Busquets para Casemiros

Arturo Vidal bëri një krahasim mes Sergio Busquets dhe Casemiros gjatë bisedës së tij me transmetuesin ‘La Cobra’.

“Casemiro apo Busquets? Busquets, pa dyshim. Në të gjitha skuadrat, pivoti është gjithmonë ai që kontrollon ritmin, ai që ka teknikë më të madhe, ai që lëviz topin… Casemiro nuk bën asgjë nga këto, prandaj preferoj Busquets”, përfundoi kiliani. /Telegrafi/

Exit mobile version