Telegrafi

Victoria me ultimatume për David Beckhamin

Victoria i ka dhënë ultimatum bashkëshortit të saj, David Beckham, që ta heqë mjekrën.

David së fundmi ishte fotografuar me mjekër mjaft të gjatë deri sa ishte në Miami, ndërsa fotografitë i kishte parë edhe gruaja e tij që gjendej në Londër.

Victoria raportohet se menjëherë i ka dërguar një porosi bashkëshortit të saj, duke e paralajmëruar atë se ajo kurrsesi nuk do ta puthë me atë mjekër. Ndryshe nga Victoria, mjekra e babait i ka pëlqyer i ka pëlqyer shumë vajzës së vogël të çiftit.

Në një intervistë të fundit Beckham gjithashtu ka treguar se si Victoria e kishte detyruar atë ta përcjellë edhe djalin e madh, Brooklyn, kur ky ka shkuar në takimin e parë, transmeton Koha.net.

“Unë e pyeta i befasuar se a do të më detyrojë me të vërtetë ta bëj këtë dhe ajo mu përgjigj: ‘Po, kjo është mënyra e vetme që unë do ta lë të dalë’”, tregon Beckham.

Ai ka zbuluar se ishte ulur në të njëjtin restorant me djalin e tij, aso kohe 14-vjeçar, vetëm pesë tavolina larg tyre.

Se sa prind tradicional është ai, tregon edhe zotimi i tij se ai do të jetë edhe më “i ashpër” kur vajza e tij e vogël të dalë në takimin e parë.