Gianluca Vialli thotë se Milan duhet të ketë shpenzuar më shumë për të nënshkruar me Andrea Belottin verën e kaluar në vend që të sjellë dyshen Andre Silva dhe Nikola Kalinic.
Portugezi Silva dhe kroati Kalinic kanë luftuar për formën e tyre dhe synimet për Rossonerët këtë sezon.
Kështu, e ardhmja e tyre në San Siro tani është në dyshim, pasi asnjëri nuk kanë plotësuar pritshmëritë.
Është ish-legjenda e Italisë, Juventusit dhe Chelseat, Vialli, i cili ka folur për situatën e sulmuesve të Milanit.
Sipas tij, Rossonerët nuk është dashur të blejnë Silvan dhe Kalinicin, por me ato para të blejnë sulmuesin e Torinos, Belotti.
“Nëse do të isha drejtor në Milano, do të kisha kursyer paratë që shpenzova për Andre Silvan dhe Kalinicin dhe do të nënshkruaja me dikë si Belotti”, ka thënë fillimisht Vialli për Sky Sport 24.
“Problemi tani është sa vlerësohen ata? A ka rënë vlera e tyre?”
“Sipas mendimit tim, Milani duhet të sjellë një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës të qendërmbrojtës”, përfundoi italiani. /Telegrafi/