Ky është momenti dramatik, kur katër burra kanë shpëtuar në sekondat e fundit – para se makina e tyre të rrëmbehet nga rrjedha e fuqishme e vërshimeve dhe të përfundonte në lumë.
Rrugët e Haldwani të Indisë, janë përfshirë nga sasi e madhe uji, që rridhte prej maleve në afërsi, si pasojë e një rrebeshi shiu që nuk ndaloi për dy orë, transmeton Telegrafi.
Të bllokuar brenda veturës, ata nisën të dalin nga një dritare dhe u ngjitën mbi një veturë tjetër.
Derisa ata po mundoheshin të largohen, të pranishmit i thërrisnin duke i inkurajuar, që të lëvizin sa më shpejtë.
Uji që e ka përfshirë qytetin ka nisur ngadalë të largohet, ndërsa ende nuk dihet për dëmet materiale. /Telegrafi/
https://youtu.be/uAtfNzCje6c