Telegrafi

Me veturën 300 mijë euroshë u përplas direkt në pemë, humb jetën shoferi i Ferrarit në Britani të Madhe

Një burrë në të 30-at ka humbur jetën, pasi është përplasur me veturën e tij sportive Ferrari me një pemë.

Vetura që kap shumën e 300 mijë eurove, doli nga rruga në Armtorp në afërsi të Doncaster të Britanisë së Madhe dhe u përplas direkt me një pemë, transmeton Telegrafi.

Policia në South Yorkshire ka dalur në vendin e ngjarjes pasi është telefonuar nga qytetarët, ku shoferi menjëherë është shpallur i vdekur, por që akoma nuk është identifikuar zyrtarisht.

Ata i kanë bërë apel të gjithëve që ishin dëshmitarë të këtij aksidenti, që të lajmërohen nëse kanë çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në identifikimin e tij.

Fotografitë tregojnë dëmin në veturë, kur pjesa e përparme dhe rrotat janë shkatërruar plotësisht.

Duket se kulmi i veturës është shkëputur plotësisht. Bëhet fjalë për një veturë sportive me motor twin-turbo V8 që kushton 300 mijë euro. /Telegrafi/