Site icon Telegrafi

Me veturë thyen dyert e lokalit, deshën të vjedhin parfume – çiftin britanik e “tradhtoi” portofoli që e harruan brenda

Një çift kanë thyer me veturë dyert dhe dritaret e një lokali, me shpresën se do të arrijnë të vjedhin sa më shumë parfume – por ata u kapën pasi njëri prej tyre kishte harruar portofolin në vendin ku është kryer vjedhja.

Kamerat e sigurisë shfaqin Michael Denyer dhe Christina Colton, që qëllimisht ishin përplasur me veturën Ford Fiesta në dyer dhe dritaret e një lokali në Bristol të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pasi u futën brenda filluan të thyejnë vitrinat e xhamit për të vjedhur parfumet – duke shkaktuar kështu dëme pronarit mbi 13 mijë funte.

E pavarësisht që bartnin maska për ta fshehur identitetin, dyshja janë gjurmuar nga detektivët që gjetën portofolin e njërit prej tyre brenda të cilit kishte pasur edhe letërnjoftim.

Denyer u arrestua po të njëjtën natë, pasi policisë nuk iu desh shumë kohë që të lokalizojnë Ford Fiestan në Bristol. /Telegrafi/

Exit mobile version