Pas prezantimit të sedanit të vogël XE, Jaguar ka vazhduar suksesin duke prezantuar gjeneratën e re të sedanit të mesëm XF.
Kompania për një kohë të gjatë ka testuar modelin e ri, por tani është konfirmuar se do të prezantohet më 24 mars në panairin e veturave që do të mbahet në New York.
Së bashku me konfirmimin, Jaguar ka publikuar edhe dy fotografi të veturës, e cila do të dalë në shitje në Amerikë si model i vitit 2016.
XF 2016 vjen me një platformë prej alumini që për herë të parë ishte prezantuar te crossoverat C-X17. Kjo platformë gjithashtu do të përdoret edhe për veturat tjera që do të prezantohen së shpejti nga Jaguari.
Është paralajmëruar se vetura do të ketë tetë shpejtësi automatike ndërsa motori do të vijë në tri lloje. 2.0, 3.0 dhe 5.0-litra, kurse detajet tjera të veturës do të tregohen javën e ardhshme. /koha.net/