Site icon Telegrafi

Veturë e re garuese nga Audi (Foto)

Kompania gjermane për rregullimin e veturave, MTM, ka prezantuar modelin Audi S1 Nardo Edition, i cili është frymëzuar nga veturat garuese.

I bazuar në modelin Audi S1, Nardo Edition i MTM-së vjen me version të përmirësuar të motorit 2.0-litër TFSI me katër cilindra dhe me kapacitet prej 444 kuaj fuqi, që do të thotë se është dy herë më i fuqishëm se modeli standard S1.

Roland Mayer, themeluesi i kompanisë MTM, ka thënë se është duke menduar në prodhimin e versionit i cili do të kushtonte rreth 120 mijë euro, transmeton Koha.net. Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm nëse do të gjejnë të paktën 10 blerës.

Gjithashtu MTM është duke menduar edhe për versionin me motorin e njohur të Audisë, 2.5-litër me pesë cilindra i kombinuar me marshin sekuencialë, i cili, sigurisht, që do të jetë si kosto shtesë.

Exit mobile version