Telegrafi

Veturë e re elektrike nga Chevrolet

Kompania për prodhimin e veturave, Chevrolet në panairin e veturave elektrike – Consumer Electronics Show, do të prezantojë modelin e ri.

Mediat raportojnë se më 6 janar, Chevrolet do të prezantojë modelin e ri Bolt EV që do të asistohet edhe nga kompania LG.

Detajet e veturës ende nuk janë bërë të ditura, por kompania së fundmi ka konfirmuar se LG do të asistojë në komponentë të ndryshëm të veturës, transmeton koha.net.

Kompania koreane do të përmirësojë baterinë e veturës, sistemin elektronik të klimës dhe tabelën e instrumenteve.

Bolt pritet të kushtojë 30 mijë dollarë dhe me një bateri vetura ka kapacitet që të lëvizë deri në 321 kilometra.