Drejtuesit e veturave nuk ishin kujdesur që të kenë pajisjet adekuate për dimër, andaj mbetën të bllokuar në rrugën e ngrirë.
Në një rrugë në Rusi nuk duken afër as autoritetet e rendit që të hedhin kripë mbi akullin që ka bllokuar trafikun.
Kamera e vendosur në veturë, ka regjistruar kamionit që shkakton disa përplasje, në pamundësi që të ndalet, transmeton Telegrafi.
E, videoja tjetër e postuar në LiveLeak, është realizuar me kamerë të telefonit, nga një drejtues veture që ka dalë nga rruga. /Telegrafi/