Site icon Telegrafi

Veturat e së ardhmes do të kontrollojnë nëse shoferi është i përgjumur apo flet në telefon

Brenda disa vitesh, do të dalin në qarkullim veturat që kontrollojnë shoferin nëse po e zë gjumi mbi timon, apo nëse është duke folur në telefon.

Komisioni Evropian është duke bërë kërkesa të shumta nga prodhuesit e veturave, në mënyrë që të ulen në masë sa më të vogël aksidentet në trafik.

Raporti i publikuar nga Laboratori Britanik për Hulumtime në Trafik, me bazë në Londër, thotë se teknologjia që kontrollon nëse diçka nuk është në rregull me shoferin është e nevojshme dhe se duhet të përfshihet në secilën veturë, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, këto ndryshime në sigurinë e veturës do të jenë më të mëdhatë, që nga vendosja e jastëkëve me ajër në vitin 1990.

Masat e sigurisë përfshijnë kamera pas timonit që do të përcjellin sytë, fytyrën dhe kokën e shoferi për të përcjellë të gjitha lëvizjet që bën.

Me të parë se shoferi po bën gjeste të pakontrolluara, apo të palejuara -si përdorimi i telefonit – do të lëshohet alarmi i cili i kërkon shoferit të ndalojë vozitjen.

Nëse shoferi nuk ndalon, vetura do të lëvizë më ngadalë dhe do të ndizen drita të veçanta që tregojnë se ai shofer nuk është në rregull dhe se duhet pasur kujdes prej tij. /Telegrafi/

Exit mobile version