Pronari i një salloni veturash në Shropshire të Anglisë, bleu një veturë klasike në ankand. Kjo veturë kishte qenë pronë e babait të tij, para më shumë se 40 vitesh.
James Edwards e bleu për pesëmijë funte një Saab 96 që ishte prodhuar në vitin 1972.
Burri 43-vjeçar e shkëlqeu veturën, për ta dërguar në sallonin e tij. Por, kur babi tij e pa veturën e kuqe, vërejti menjëherë se kishte qenë e tija, transmeton Telegrafi.
Ata kanë mbetur pa fjalë, kur e kanë kuptuar se djali e kishte blerë e ditur gjë për këtë të kaluar.
Pak dihet se kush kanë qenë pronarët e veturës, gjatë kohës sa nuk ishte e babait të tij. Mirëpo, një gjë dihet se kjo veturë e rrallë është në gjendje shumë të mirë, megjithëse është prodhuar afro gjysmë shekulli më parë. /Telegrafi/