Në trafik të dendur, shoferi synoi të bënte një lëvizje që doli të jetë shumë e pa mend.
Me veturën Nissan ai voziti me shpejtësi që të kalojë në shiritin tjetër. Por, shoferi në veturën Audi ishte po ashtu në nxitim.
Me dy rrotat e para, vetura e zezë përfundoi në pjesë e përparme të automjetit ngjyrë gri, transmeton Telegrafi.
Ngjarja që ka ndodhur në Sichuan të Kinës, i ka lënë të dy veturat e dëmtuara, por jo edhe shoferët prapa timonëve të tyre. /Telegrafi/