Ishte nisur të vizitonte miqtë në një fshat të afërt, por ngricat bënë që ajo të rrëshqas e të dalë nga rruga.
Alevtina Kapustina po qëndronte në rrugë dhe po kontrollonte nëse i ishte dëmtuar vetura nga rrëshqitja që pati. Në këtë moment, një veturë e goditi gruan 34 vjeçare duke e hedh në goxha largësi.
Kamera e vendosur në veturë tregon se si ajo “katapultohet” duke rënë 15 metra larg – e shtrirë e pa ndjenja, transmeton Telegrafi.
Shoferi që e goditi me makinë e ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe atë e kanë dërguar në spitalin e qytetit Yuzhno-Sakhalinsk të Rusisë.
Përpos thyerjes së kafkës, Kapustina nuk ka ndonjë lëndim tjetër dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/