Një këmbësorë është goditur nga një veturë pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. /Telegrafi/