Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Prishtinë.
Një këmbësor është goditur nga një automjet në lëvizje në lagjen “Pejton” të kryeqytetit.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, dhe është në pritje të përgjigjes.
Ndryshe, edhe gjatë së martës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën “C” në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Mirëpo në një tjetër njoftim, Ahmeti ka deklaruar se për fat të keq këmbësorja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e marra nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”, ka thënë ajo./Telegrafi/