Një veturë ka goditur sot një këmbësor në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 21:30.
“Sot rreth orës 21:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, ka pohuar ajo.
Ahmeti ka shtuar tutje se, këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/