Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se në aksident një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, deklaroi ai.

Borovci bëri të ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/