Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës” në Lipjan.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/