Telegrafi

Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në Arllat, ku një veturë ka goditur këmbësorin, duke e lënë atë me lëndime të rënda trupore. Derisa, ngasësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:40  kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

“Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka vijuar më tej ajo./Telegrafi/