Telegrafi

Vetura godet dy fëmijë në Pejë – policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Dy fëmijë janë goditur nga një veturë në Pejë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Si pasojë e këtij aksidenti, fëmijët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ai njoftoi se njësitet përkatëse të policisë janë informuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor,” u shpreh Rugova.

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të asistuar të lënduarit.

Hetimet mbi rrethanat dhe shkakun e aksidentit janë në proces. Ndërkaq raportohet se drejtuesi i veturës ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por që është bllokuar nga kalimtarët e rastit./Telegrafi/