Telegrafi

Vetura godet çiklistin në Gllamnik të Podujevës

Rreth orës 17:00 në Gllamnik të Podujevës vetura ka goditur një çiklist.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se nga ky aksident çiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka filluar një hetim për zbardhjen e rastit./Telegrafi/