Telegrafi

Vetura e të ardhmes (Foto/Video)

Kompania zvicerane e njohur për konceptet ekstravagante, Rinspeed, ka prezantuar projektin më të ri të quajtur Budii.

Është fjala për një automjet mjaft interesant, në të cilin kanë punuar disa kompani të njohura botërore.

Veçoritë e këtij automjeti janë të shumta, por ne do t’i përmendim disa prej tyre.

Vetura ka mundësi të njohë shprehitë dhe stilin e vozitjes së një shoferi, ofron vozitje autonome, ndryshim të pozitës së drejtuesit, suspension të përshtatshëm dhe një gjeneratë të re të sistemit informativ.

Premiera e kësaj veture do të jepet më 3 mars, ndërsa në videon e mëposhtme mund të shikoni se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/