Site icon Telegrafi

Vetura e rrokullisur po vinte në drejtim të tyre, familja britanike për pak centimetra i shpëton vdekjes

Një kamerë e vendosur brenda një veture, ka kapur momentin kur shoferi i dehur i një veture vjen me shpejtësi të madhe në drejtim të veturës ku ishte kamera, duke u rrokullisur dhe për pak centimetra nuk i godet.

Patrick Williams, 33-vjeç, po bënte vozitje të pakontrolluar dhe lëvizte me mbi 120 kilometra në orë, e në një moment u rrokullis dhe po vinte direkt mjetit tjetër brenda të cilës ishte një familje, transmeton Telegrafi.

Policia britanike ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Tebury, ku familja që filmoi aksidentin duhet të ndihet me fat që i ka shpëtuar përplasjes.

Ndërkaq është bërë e ditur se familja Musty, po dërgonin të birin e tyre 17-vjeç në poligon të vozitjes për ta ushtruar.

Andrew Musty pranoi se e tëra familja akoma në një farë forme po dridhet, kur po kujtojnë momentin si vetura që rrokullisej po vinte në drejtim të tyre.

E shoferi i pakujdesshëm që refuzoi t’i nënshtrohet testit të alkoolit është arrestuar nga policia, ku në stacionin e policisë është konstatuar se ai kishte pirë sasi të madhe të alkoolit dhe së në momentin kur ishte prapa timonit ishte i dehur. /Telegrafi/

Exit mobile version