Site icon Telegrafi

Vetura e re nga Mercedes-AMG, do të jetë rivale e Porsche 911 (Foto)

Me numrin e madh të vetura, të inspiruara nga modelet që i shohim në pistat e garave, edhe Mercedes-AMG e ka punuar një të tillë.

Modeli GT R e ka pjesën e përparme shumë të gjerë dhe të hapur, ndërsa ka shumë pjesë të cilat e risin aerodinamikën.

Në makinën me dy dyer, që ka linja shumë të ashpra, është vendosur një krah që e zë tërë pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.

Ky automobil sportiv nga Mercedes, besohet të jetë krijuar për të rivalizuar Porsche 911, që është duke shënuar suksese të mëdha në shitje.

Sidoqoftë, pritet të shihet se kur lansohet kjo veturë, se çfarë fuqie do të përmbajë nën kapak dhe çfarë çmimi do të ketë. /Telegrafi/

Exit mobile version