Telegrafi

Vetura e Policisë u përplas nga një veturë që kishte sipër një njeri (Video)

Në Michigan të Shteteve të Bashkuara, dy vëllezër kishin pasur një përleshje.

Derisa njëri ka dashur të largohet me veturë, tjetri i është kapur për pjesën e përparme dhe i ka bllokuar pamjen, transmeton Telegrafi.

Në këto rrethana, shoferi është përplasur për veturën e Policisë, që ishte e parkuar në rrugë.

Përpos dëmeve materiale, askush nuk ka marrë lëndime fizike.

Hetimet rreth rastit po vazhdojnë, ndërsa të dy vëllezërit po mbahen në arrest. /Telegrafi/