Telegrafi

Vetura e Policisë duke shtyrë karrocën e invalidit (Video)

Pamjet qesharake të një veture të Policisë, duke e shtyrë një karrocë invalidësh, i ka vënë dy policë në bankën e të akuzuarve.

Zyrtarët e Policisë në Leucade të Francës, u kanë kërkuar shpjegim dy policëve që e kanë shtyrë karrocën, në mes të një rrugë mjaft të frekuentuar.

Ata akuzohen për thyerje të etikës profesionale dhe rrezikim të rregullave të trafikut, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, policët janë shprehur të pafajshëm, duke thënë se kanë provuar të ndihmojnë njeriun e palëvizshëm.

“Atij i ishte shpenzuar bateria e karrocës dhe kjo ishte mënyra e vetme e ndihmës”, kanë thënë policët. /Telegrafi/

Les dépanneurs en folie… A Barcarès !!!

Posted by Vidéo délire on Monday, September 7, 2015