Gjërat e mira vijnë në paketim të vogël. Në këtë aspekt, as vetura e NASA-s nuk bën përjashtim.
Vetura që ngjason shumë me atë që shfrytëzohet në terrene golfi, mund të vozitet me timon, por e ka edhe opsionin e komandimit.
Mjeti që lëvizë me bateri, arrin shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, ndërsa mund të lëvizë edhe anash, transmeton Telegrafi.
Kjo është e mundur meqenëse të gjitha rrotat janë të pavarura dhe me mundësi të rrotullohen.
Përpos kësaj, videoja që është lansuar, NASA nuk ka thënë asgjë tjetër lidhur me këtë veturë. /Telegrafi/