Një person është vetplagosur me një pushkë ajrore në Viti. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:20 ka njoftuar policia.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull në garazhin e shtëpisë së tij ishte vetplagosur me një pushkë ajrore. I dyshuari nga familjarët e tij është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një kuti me municion.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/