Telegrafi

Vetplagoset një i mitur në Keqekollë të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është vetplagosur aksidentalisht.

Rasti ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës, më 6 tetor.

“Raportohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri personi mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/