Telegrafi

Veton Sopa në mes informatikës dhe futbollit

Në episodin e tetë të emisionit “Liderët e rinj” nga Telegrafi Maqedoni, ishte i ftuar Veton Sopa. Ai në këtë episod rrëfeu shumë për ambiciet dhe ëndrrat e tij.

Vetoni na bëri të kuptojmë se futbolli ishte sporti i tij i preferuar dhe njëkohësisht një prej profesioneve të tij që ëndërronte për të ardhmen. Por, përveç futbollit ai përmendi dhe informatikën si një nga ëndrrat e tij.

Vetoni e shpjegoi veten si një djal ambicioz, qesharak dhe shumë besnik. Madje besnikërinë e përmendi si një nga arsyet që atë mund ta quanin si shok i mirë në një komunitet.

Si pikë më të fortë te vetja e përmendi sinqeritetin ndërsa më të dobët tolerancën, sipas tij ai ishte tolerant më shumë se ç’duhej.

Edhe Vetoni ishte i pakënaqur nga politika në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe e quante si të korruptuar, duke cekur dhe faktin që në këtë vend është prezent problem i papunësisë dhe gjendja e ekonomisë është shumë e dobët, me ç’rast kjo bën që shumë të rinj të largohen nga vendi.

Përveç tjerash, fenomeni i bullizmit është përmendur pothuajse nga çdo adoleshentë i ftuar në emisionin “Liderët e rinj”, kësaj radhe edhe nga Vetoni. Kjo na bën të kuptojmë se adoleshentët në vendin tonë vuajnë nga ky problem dhe kjo shkakton shumë pengesa në psikologjinë e të rinjve.

Mesazhi Vetonit ishte: “besoni në veten tuaj dhe punoni fortë”./Telegrafi/